Këtë vit në HardhFest  do të përformojë edhe  ylli i muzikes elektro nga Amsterdami, Dj NouveauBeats

Këtë vit në HardhFest  do të përformojë edhe  ylli i muzikes elektro nga Amsterdami, Dj NouveauBeats

Edicioni i 17-të i festivalit të vjeljes së rrushit, verës e rakisë “HardhFest” edhe këtë vit sjellë aktivitete të shumta  e emra të njohur të artistëve ndërkombëtar.

Festivali fillon nga prej 7 shtatorit  dhe do të zgjasë deri me 9 shtator. Përgjatë këtyre  tri netëve përpos aktiviteteve tradicionale që do të mbahen si, “Shtrydhja e rrushit”, “Vjelja e rrushit”, “Hardh Tour”, panairi i verërave, do të ketë edhe koncerte me muzikë rock, shkruan rtv21.tv 

Emra të njohur të artistëve të ndryshëm të cilët do të performojnë gjatë këtyre tre netëve janë: Grupi Troja, Eugent Bushpepa, Kee Marcello, dhe shumë bende të tjera lokale dhe botërore.

Por,  këtë vit vlenë të theksojmë se në HardhFest  do të përformojë  edhe super ylli i muzikës elektro nga Amsterdami, Dj NouveauBeats. / 21Media