Në moshën 50-vjeçare sot ka vdekur reperi amerikan, Earl Simmons, i njohur si DMX.

Për vdekjen e tij, ka pasur reagime të shumta. Imazhe të reperit tashmë të ndjerë kanë publikuar edhe artsitët shqiptarë të cilët përmes fotografive kanë shprehur dhimbjen pë vdekjen e legjendës së hip hop-it.

Ledri Vula, Capital T, Rina Bala, Bim Bimma Fero janë disa prej artistëve të cilët në rrjetet sociale kanë publikuar imazhe të DMX.

Lajmin për vdekjen e artistit e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Jemi shumë të pikëlluar të ju njoftojmë se më i dashuri ynë, DMX, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në spitalin e White Plains, me familjen pranë vetës, e cila e mbështeti deri në ditët e tij të fundit”, janë shprehur familjarët e tij përmes një njoftimi. Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar pas një sulmi në zemër.

DMX (Dark Man X), filloi karrieren e tij si reper që nga viti 1990, ku realizoi albumin e tij debutues ”It’s dark and Hell is Hot”, në vitin 1998. Hiti i tij “Ruff Ryders Anthem”, i ndihmoi atij t’i vë vulë suksesit të tij komercial e kritikues./21Media