Të hënën estrada shqiptare dhe pronarët e restoranteve do të mbajnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, në shenjë revolte për ndalimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare.

Kësaj proteste do t’i bashkohet edhe Labinot Tahiri, i cili kërkesë për protestë kishte në muajin maj.

Sot përmes një postimi në Instagram Labi ftoi përsëri të gjithë artistët  dhe pronarët e restoranteve të marrin pjesë.

 

View this post on Instagram

 

PROTESTA E RADHES PARA MSH DITËN E HËNE ORA 11:00 Ju thras të gjithëve pronarë të restauranteve dhe Estradë! Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, Baushtella e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën. Të dashur vëllezer, per me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë! Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma! Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro). Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirine e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam femijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre. Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgje ata se kanë mbrojte në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atehere as ne nuk përbejmë rrezik! Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft. Zani i artistit është i rendesishëm. ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË Shperndajeni me sallone me të gjitha që ka të bej gastronomia ne vendin tonë po ashtu estrada!

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on

Përveç, Labit në Protestë pritet të dalin edhe emrat më të njohur të skenës si: Afrim Muqiqi, Shyhrete Behluli, Edona Llalloshi, Milot Llalloshi, Burak Vehapi, Aida Doci, Robert Berisha, Gramos Shabani.

Protesta e artistëve të hënën është paralamëruar  të fillojë nga ora 11, shkruarn rtv21.tv

Anulimi i dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, ka nxitur reagime të shumta edhe në fillim të muajit maj. Artistë u shprehën kundër këtij vendimi. Sipas tyre, ky vendim duhet të rishqyrtohet edhe një herë pasi nuk përfshin vetëm këngëtarët, por është një dëm shumë i madh edhe për ekonominë e Kosovës. /21Media