Artisti portugez i mbishkrimeve, Sergio Odeith vazhdon të mrekullojë adhuruesit e tij me murale 3D.

Artisti 44-vjeçar autodidakt ka mbi 774 mijë ndjekës në Instagram dhe gati 330 mijë fansa në Facebook të cilët me padurim presin pikturat e tij më të reja që shfaqin gjithçka, transmeton rtv21.tv.

Pikturat e artistit me bazë në Lisbonë krijuan një pamje të mrekullueshme në rrugë.

Odeith tha se piktura më sfiduese e fundit që ai ka bërë ishte padyshim treni anamorfik. Ishte shumë e komplikuar për të ndryshuar të gjitha ngjyrat për t’i bërë ato të duken të njëjta. Këndet dhe drita ishin gjithashtu një sfidë e madhe, tha artisti.

Ndërkohë, ai merret me blloqe artistike duke u përpjekur të sjellë diçka të re në lojë, pa marrë parasysh mjedisin me të cilin punon ose çfarë e inspiron atë. Ai kënaqet duke sfiduar veten dhe duke parë se sa larg mund ta çojë “çmenduria”./21Media