Artisti nga Drenasi, Besart Gashi ka njoftuar se sot do ta përfundojë imazhin më të madh në botë me kapëse të metalit.

Ky portret i punuar me shumë mjeshtri e delikatesë ka dimensione: 4.39cm x 5.93cm pra, 26 m2, shkruan rtv21.tv.

Vepra gjigante është portreti i heroit, Agim Ramadanit i cili pritet të finalizohet në orën 03:05 duke e lidhur këtë me datën e lindjes së heroit (03.05.1963).

Gashi ka thënë se për këtë punim gjigant iu është dashur të punojë dy muaj rresht, me shumë mund e sakrificë.

Këtë projekt e ka financuar, Muhamet Ajrullahu. Artisti, Besart Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” e ka falënderuar edhe familjen e heroit, Agim Ramadani për respekt dhe mbështetje morale, si dhe mikun Dan Qarkaj për komunikimin me “Guinness World Records” dhe profesorët: Qamil Llapashtica, Avni Behluli, Gëzim Brestovci dhe Valdrin Bajrami./21Media