Larg sallave të ftohta të Institutit Spanjoll të Arteve të Bukura, Andoni Bastarrika gdhendi përvojën e tij për tu bërë artisti që është tani. Aksidentalisht e kuptoi se cili është misioni i tij në jetë: bashkimi i njerëzve përmes fuqisë së artit dhe imagjinatës. Por edhe pas 10 vjetësh nga krijimi i skulpturave më mahnitëse dhe realiste të rërës, sipas vet Bastarrika, “ai ende po zbulon se çfarë mund të bëjnë duart e tij sepse është rëra që dikton se çfarë forme marrin skulpturat”.

Bastarrika është një artist autodidakt. Fillimisht ai ishte pronar i një dyqani ku shiste fruta. Ishte vera e vitit 2010, kur ai me vajzat e tij shkuan në plazh dhe ai e kuptoi talentin e tij.

Për t’i realizuar skulpturat e tij, Bastarrika punon më së shumti me duar dhe i duhen diku 6-12 orë për ta përfunduar një skulpturë./21Media