Artisti shqiptar nga Mali i Zi, Astrit Dragovoja, ka prezantuar veprat e tij në eventin “Konrad Art Week 2020” që është mbajtur në Zvicër.

Dragovoja vendosi t’i vazhdonte pikturat e motrës së tij me bojë vaji, pasi ajo kishte hequr dorë nga to dhe donte t’i flakte të tëra.

Rezultatet e këtyre pikturave janë parë në “Konrad Art Week”.

 

View this post on Instagram

 

Size and details. Painting: MMXX

A post shared by (@astritdragovoja) on

 

View this post on Instagram

 

Morning.

A post shared by (@astritdragovoja) on

Astrit Dragovoja një shqiptar i lindur në bregdetin jugor të Malit të Zi, i cili do që të provojë çdo gjë që i ofron jeta.

Pas studimeve për arkitekturë në Universitetin e Podgoricës, ai ka punuar në zyrën e arkitekturës së nënës së tij. Veç kësaj, jo më pak kohë ka shpenzuar edhe në sportet ekstreme si rrëshqitje në ujë me gjitë, rrëshqitje në ajër, por edhe si model në pasarela. Por, një lëndim i shpinës papritmas i’a ndryshoi jetën dhe e detyroi të heq dorë nga pasionet e tij. Për t’a tejkaluar këtë periudhë sfiduese në jetën e tij, ai filloi të vizatoj, siç kishte bërë edhe në fëmijërinë e tij.

 

View this post on Instagram

 

‍♂️

A post shared by (@astritdragovoja) on


Një ditë gjatë periudhës së rimëkëmbjes ai vendosi t’i vazhdonte pikturat e motrës së tij me bojë vaji, pasi ajo kishte hequr dorë nga to dhe donte t’i flakte të tëra. Rezultatet mahnitëse të kësaj janë parë në eventin “Konrad Art Week 2020” në Zvicër./21Media