Artisti i rrugës, Julien Malland, i njohur ndryshe si Seth Globepainter, krijon artin e gjallë të rrugës. Muralet e tij në shkallë të gjerë përshkruajnë më shpesh fëmijët.

“Jam frymëzuar nga mjedisi ku jam duke pikturuar. Mund të jetë një situatë sociale, kulturore ose politike, ose vetëm forma e murit”, tha Malland.

Kur u pyet se sa kohë duhet për të krijuar një pjesë, artisti tha: Mund të duhen disa orë për një copë të vogël dhe për muret e mëdha – nga tre ditë në një javë, transmeton rtv21.tv.

Artisti me origjinë nga Parisi ka qenë aktiv që nga vitet ’90.

Ai botoi dy libra për udhëtimet e tij dhe artin në rrugë. E fundit quhet “Extramuros”./21Media