Artistja italiane duket si Mbretëresha Elizabeta II falë artit të makijazhit

Artistja e makijazhit, Lucia Pittalis, e cila vjen nga Roma e Italisë, veçohet për talentin e pazakontë, transformimin e fytyrës me makijazh duke e bërë atë të duket njëtë si e çdo personi që dëshiron.
Pra, ajo e arrin këtë me makijazh.
Kjo artiste e talentuar, falë makijazhit arriti të duket edhe si mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II. Këtë e bëri për nder të saj, për shënimin e 70 vjetorit të saj në fronin anglez.
Lucia ka kaluar goxha kohë duke studiuar pamjen e mbretëreshës, dhe tani fytyrën e saj e bën të njëjtë si të sajën.
Artistja Lucia në një deklaratë ka thënë se i pëlqen të paraqitet me makijazh si mbretëresha, sepse ajo është ikonë, grua e fuqishme e cila ka sunduar me përgjegjësi të madhe për dekada me radhë. Ajo ka thënë se i preferon kostumet me ngjyra të mbretëreshës dhe se kalon momente shumë të mira kur krijon me makijazh figurën e saj.
Kjo artiste në një raport për India Times ka sqaruar se është piktore por edhe artiste makijazhi, njëherësh adhuruese e madhe e kinemasë, teatrit dhe muzikës. Kështu, pasionin e saj për portretet dhe makijazhin i kombinon në fytyrën e saj, duke bërë atë të duket njëjtë si e disa personazheve të njohur.
Lucia  ka treguar se për të arritur atë që dëshiron me dukjen e fytyrës së saj, i studion fotografitë e personit që dëshiron të duket si ai apo ajo.
Kjo është punë të cilën Lucia vërtetë e bën me pasion të madh./21Media

Back to top button