Artistja Flutra Zymi, është autorja e simbolikës së mbylljes së syve të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, Ibrahim Rugovës dhe Zahir Pajazitit në sheshet e Prishtinës.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, këtë vepër e quan artistike e artit bashkëkohor që u bë realitet.

Zymi tha se për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u maltretuan u abuzuan në mënyrën më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë.

Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë. Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.  Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim. Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet“, shkroi artistja.

Tutje ajo bëri të ditur se për këtë simbolik kishte leje nga institucionet përkatëse./21Media