Muzeu i parë i këtij lloji në Kosovë

Muzeu i parë i këtij lloji në Kosovë

ARTPOLIS (Qendra për Art dhe Komunitet) do të lansojë Muzeun e parë Virtual të Grave Aktiviste për të Drejtat e Njeriut, më 14 Dhjetor nga ora 19:00, në Teatrin Oda, Prishtinë.

Ky muze virtual, paraqitet si një entitet dixhital që i merr karaktersitikat e një muzeu, por me një rol më të veçantë; Promovimin e vlerave të aktivizmit paqësor të grave të cilat mbrojnë të drejat e njeriut. Ky muze, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë, do të paraqitet në formën e platformës interaktive, duke sjellur rrëfime frymëzuese dhe jetësore, fotografi apo edhe video të grave aktiviste.

ARTPOLIS ka mbledhur fillimisht 20 shkrime për gratë nga Kosova dhe Rajoni, të cilat kanë luftuar pabarazitë sociale në forma të ndryshme duke u angazhuar në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëritë patriarkale.

Prezentimi i platformës do të përcjellet edhe me një diskutim me aktivistet pjesëmarrëse si:

Moderatore: Fjolla Vukshinaj

Panelist/e:
Xhejrane Lokaj – Aktiviste;
Shuki Gashi – Aktiviste
Vjollca Krasniqi – Profesoreshë e Departamentit të Sociologjisë, Universiteti i Prishtinës /Aktiviste;
Ariana Qosaj – Mustafa – KIPRED;
Blerta Zeqiri – Regjisore/Dramaturge;
Anisa Ismajli – Aktore/Aktiviste;
Jeta Krasniqi – KDI;
Urim Ahmeti;
Sherife Vukshinaj – Ekonomiste;
Adelina Berisha – RrGGk;
Halit Kadriu.

Ndërsa, do të përmbyllet me një koktej rasti nën tingujt e muzikës live të Vala Mulliqit dhe Denis Rexhepit. Kjo iniciativë është përkrahur nga Kvinna till Kvinna.