Ka mjaftuar vetëm një gol i realizuar që në minutën e dytë të ndeshjes nga Raheem Sterling që Manchester City sonte të sigurojë tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme kundër Arsenalit në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë.

Skuadra e drejtuar nga Pepe Guardiola vazhdon më fitore të njëpasnjëshme në këtë sezon dhe tashmë ka krijuar një epërsi prej 10 pikëve nga vendi i dytë në tabelë që mbahet nga Leicester City.

Ballafaqimi me Arsenalin e Mikel Artetas nuk ishte aspak i lehtë, por në fund “Citizens” morën tre pikë shumë të vlefshme.

Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, City ka mbledhur 59 pikë dhe mbetet skuadër e pashqetësuar në vendin e parë.