As sot nuk kanë votuar deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj për kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Ani pse janë në sallë, ata nuk janë ngritur për të votuar kur u është thirrur emri.

Veliu e Selmanaj duke hyrë në sallën e seancave, kanë bërë të ditur se nuk kanë ndryshuar qëndrim nga seanca e së shtunës./21Media