Në një mbledhje të jashtëzakonshme është mbledhur kuvendi i komunës së Prishtinës e ku po diskutohet për buxhetin.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi thotë të jetë kërcënuar nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Azemi nëpërmjet një postimi thotë se është kërcënuar nga kryetari Ahmeti e që po ashtu thotë se ai u ftua të dalë jashtë.

Pas kësaj Azemi thotë të ketë dalë nga salla ku po diskutohej për buxhetin, por që Ahmeti nuk kishte qenë aty.

“Në Prishtinë sot po mbahet Seanca për Buxhetin. U kërcënova nga Shpend Ahmeti e më ftoi të dalë jashtë. I falënderoj të gjithë asamblistët dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dalë. Por kur dola, ai s’ishte aty. I strukur si gjithmonë por tash i irruar, sepse po i arrestohen inspektorët për korrupsion dhe po i përfundon mandati”, shkruan Azemi.