Në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot është asfaltuar një rrugë dhe ka filluar hapja e dy rrugëve tjera, të cilat së shpejti pritet të përfundojnë. Në fshatin Temeqinë, është asfaltuar një rrugë, ndërsa ka filluar hapja dhe ndërtimi i dy rrugëve tjera, njëra në Kërvasari dhe tjetra në Lladrovc.

Punimet në këto rrugë, sot i kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi, ku krahas inspektimit të punimeve, janë takuar edhe me banorë, të cilët i kanë uruar për këto rrugë të reja në të tri fshatrat.

“Këto janë planifikime të cilat jemi duke i realizuar dhe të gjitha këto rrugë kanë rëndësi të madhe për banorët e lagjeve në këto tri fshatra”, tha kryetari Begaj, i cili edhe i ka uruar banorët për rrugët e reja.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se “këto rrugë mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës, ndërsa rrugët kanë këto gjatësi: në Temeqinë, rruga e asfaltuar është e gjatë 420 metra, rruga që ka filluar të hapet në Kërvasari është e gjatë 680 metra dhe ajo në Lladrovc është e gjatë 750 metra”./21Media