Moti po çmendet në Kolorado. Ju nuk do të mendonit se vetëm disa ditë mund të sillnin ndryshime të tilla rrënjësore, por vendasit janë të habitur për atë që patën 48 orë të pazakonta këtë javë: ata kaluan nga nxehtësia përvëluese në dëborë!

Qendra Klimatike e Kolorados, thotë se një stacion në pjesën juglindore të shtetit raportoi 40 gradë Celsius më 7 shtator dhe 9.9 centimetra dëborë vetëm 48 orë më vonë. Sigurisht, sasia e borës ndryshonte nga zona në zonë, transmeton rtv21.tv.

Ndërkohë, vendasit raportuan lëkundje masive të temperaturës nga 15,5 deri në 21 gradë Celsius në vetëm nën një ditë. Tani, ata po postojnë foto që tregojnë se sa ndryshe u bë Kolorado: nga qielli apokaliptikisht i kuq dhe portokalli te një atmosferë e ftohtë./21Media