Policia ka gjetur 361 bimë narkotike të llojit kanabis në Shkodër

Policia ka gjetur 361 bimë narkotike të llojit kanabis në Shkodër

Policia e Shqipërisë në një zonë malore të disa fshatrave të Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 361 bimë narkotike të llojit kanabis me ç’rast ka filluar procedimin penal për moskallëzim krimi për dy kryetarë të fshatrave dhe një rojtar pylli.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ngjitur dhe sipër Perroit të Fosekut”, në fshatin Kroni i Madh, dhe në vendin e quajtur,” Qafa e Erzes”, në fshatin Bene, u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 167 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

“Për sa më sipër ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shtetasin: N. M, 30 vjeç, banues ne fshatin Kroni i Madh , Njësia Administrative Shllak , Vau i Dejës, me detyrë kryetar i fshatit Kroni i Madh, D. L. 65 vjeç, banues ne fshatin Bene , Njësia Administrative Shllak, me detyrë kryetar i fshatit Bene dhe M. L. 26 vjeç, banues ne fshatin Gegaj , Njësia Administrative Shllak Vau i Dejës, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në vendin e quajtur “Perroi i Stanit Petokut” në malin e fshatit Srriqe, u gjetën 194 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.