Ashley James, ish-ylli i reality show-t “Made in Chelsea”, ka shpërndarë disa postime në Story-n e Instagramit, duke bërë një krahasim mes dy fotove.

33 vjeçarja, James, ka rrëfyer se si filtrat e fotove, kanë ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe thotë se ka përjetuar ndjenja të dismorfisë si rezultat i kësaj.

James, ka pranuar se ndonjëherë këto filtra i ulin vetëbesimin.

Kjo është një foto e fytyrës sime… Ju mund të shihni linjat, poret, njollat e vogla, madje edhe grimcat e grimit që kanë rënë në buzët e mia. Tani do t’ju tregoj të njëjtën foto me filtrin ‘Paris’ .Lëkura ime është e pastër dhe pa të meta, makeup-i duket më i përsosur dhe linjat më të hijshme. Sigurisht që preferoj që fytyra ime të duket kështu, por kjo nuk është jeta e vërtetë. Sa më shumë që shoh fytyrën time kështu, aq më shumë do të doja që fytyra ime e vërtetë të dukej në atë mënyrë. Pra, aq më shumë ndihem e palumtur me lëkurën time të vërtetë. Këtu depërtojnë pasiguritë sipërfaqësore… Dismorfi, dhe kur fillojmë të duam të ndryshojmë pamjen tonë, e cila, meqë ra fjala, mund të na çojë në më shumë pasiguri (veçanërisht nëse shkon keq ose ndihemi si të huaj në lëkurën tonë”, ka thënë James.

James ka shtuar se njerëzit shpesh krahasojnë veten e tyre me atë që u shfaqet në median sociale.