ASK thotë se Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes një konferencë për media ka njoftuar zyrtarisht për përmbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në një konferencë për media tha se Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë.

“Është ditë e madhe për Kosovën dhe për të gjithë. Projekt madhor që ka vlerë në disa fusha. ASK falënderon të gjithë për bashkëpunim në këtë proces të regjistrimit të popullsisë. Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë”, tha ai gjatë një konference për media.

Drejtori i ASK-së po ashtu bëri të ditur se janë regjistruar edhe 600 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, derisa shtoi se pret që numri të rritet pasi afati për regjistrimin e diasporës është shtyrë deri në gusht.

Kastrati gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e të dhënave do të publikohen gjatë muajit korrik, ndërsa të dhënat finale do të i tregojnë pas 6 muajsh.

Në procesin e mëparshëm të regjistrimit të popullsisë, të mbajtur në vitin 2011, patën marrë pjesë rreth 1.74 milion banorë. Kjo do të thotë se popullsia në Kosovë besohet të ketë rënë për rreth 8%.

Back to top button