Asllan Bajrami i bashkohet PDK-së

 

 

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gazetari Asllan Bajrami i është bashkuar kësaj partie.

“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj tutje ka thënë se sot, Asllani iu bashkangjit platformës së PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, “sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare!”.

Back to top button