​Asllani: Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, në një ndeshje që ishte shumë pranë realizimit të një momenti historik për vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Asllani ka shprehur zhgënjimin për rezultatin, duke theksuar se skuadra dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në fund, por fati nuk ishte në anën e tyre.

“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!”, ka shkruar ai.

Reagimi i Asllanit pasqyron ndjenjat e gjithë ekipit dhe tifozëve, të cilët përjetuan një ndeshje emocionale dhe mbeten me shpresën për rikthim më të fuqishëm në sfidat e ardhshme.

Back to top button