Asllani pritet të jetë titullar ndaj Salernitanas

Sot me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Arechi” do të jetë nikoqir i përballjes mes Salernitanas dhe Interit, ndeshje kjo e cila e hap xhiron e 29-të në Serie A.

“Nerazzurët” shihen si favorit për fitore, duke marrë parasysh se hynë në këtë ndeshje pas tre humbjeve radhazi kundër Fiorentinas, Juventusit dhe Spezias.

Ndërkaq, Salernitana ka bilanc më pozitiv të rezultateve, ku në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar një fitore dhe katër barazime radhazi.

Momentalisht, Interi zë vendin e katërt me 50 pikë të arkëtuara, krahas Salernitanas që renditet në pozitën e 15 me 28 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Interit, Simone Inzaghi pritet të pushojë njërin nga Brozovic, Mkhitaryan apo Barella, dhe sipas mediave italiane, titullar pritet të jetë ylli shqiptar, Kristjan Asllani.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Salernitana (3-4-2-1): Ochoa; Daniliuc, Gyomber, Pirola; Sambia, Bohinen, Coulibaly, Bradaric; Candreva, Dia; Piatek

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Asllani, Dimarco; Martinez, Lukaku

Back to top button