Shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në komunën e Malishevës sot e vlerësoi të qetë situatën me EHKK dhe njoftoi se nuk ka asnjë rast të infektuar.

Siç bëri të ditur komuna e Malishevës, nga anëtarët e shtabit u shpreh shqetësimi për mos realizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara ka luajtur rol të madh, i cili konsiderohet si një proces që ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha.

“Po ashtu, sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë, pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme, për shkak të kushteve atmosferike.”, bëri të ditur komuna përmes komunikatës./21Media