Aktualisht në Malishevë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19.  B Sipas njoftimi nga kjo komunë kanë negative të gjithë të testuarit e sotëm.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka thënë sot se menaxhimi i situatës po bëhet si në fillim të pandemisë.

“Nga sot me urdhëresë të veçantë të kryetarit të komunës, nuk do të kryhet asnjë shërbim brenda institucionit të komunës, për të gjithë qytetarët, të cilët nuk mbajnë maska mbrojtëse dhe gjithashtu ju kemi kërkuar edhe bizneseve, sidomos gastronomisë dhe atyre që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët, që në përpikëri t’iu përmbahen udhëzimeve për mbrojtje nga COVID-19”, ka thënë Berisha.

“E gjithë kjo punë, i gjithë ky kujdes i treguar, në radhë të parë nga qytetarët, nuk duhet të lejohet që të shkoj dëm tani, prandaj, edhe sot, sikur edhe herëve tjera, ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjitha bizneseve, me theks të veçantë sektorit të gastronomisë, që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve dhe ti zbatojmë vendimet që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj COVID-19”, apeluar Berisha./21Media