Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus që nga data 13 mars.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha mostrat e dyshuara me COVID-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.

E kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se tash është koha për rihapjen e vendit.

“0 – zero raste. Rihapja”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.