Asociacioni me shumicë serbe, Xani: Vështirë me i gjet ilaç kësaj pune

(Lajm i përditësuar)
Asociacioni me shumicë serbe, Xani: Vështirë me i gjet ilaç kësaj pune
Lidhur me asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, analisti politik, Visar Xani, në 21DrejtpërDrejt të RTV21 tha se “është e vështirë me i gjet ‘ilaç’ kësaj pune që mos me zbatu një marrëveshje që është ratifiku në Kuvendin e Kosovës”.
Ai tutje tha se është e vështirë të ballafaqohesh me gjithë presionin dhe kërkesat nga SHBA e aleatët e tjerë për të themeluar asociacionin.
“Unë e kuptoj kërkesën e kryeministrit Kurti që nuk duhet të ketë asociacion njëetnik, por mos të harrojmë që kjo marrëveshje është ratifikuar prej një Kuvendi të cilin e kanë zgjedh kryeministrin Kurti dhe është vështirë të gjendet një rrugëdalje se si me i ik kësaj çështje“, tha Xani.

A do të ketë një marrëveshje të re për targat para 21 nëntorit?
“Është vështirë me besu që do të kemi shumë shpejt një lloj marrëveshje, por që do të kemi shtyrje mund të besoj, për shkak që presoni ndërkombëtar duket që është i lart”, tha analisti politik Visar Xani në 21DrejtpërDrejt të RTV21 lidhur me çështjen e targave serbe.
Tutje, Xani tha se më shumë duket se tensioni është krijuar nga Serbia se sa nga një vendim që mund të ketë veprime dhe destabilizim.
Ai tha se vendimi i Qeverisë për targat është duke u përdorur nga Serbia dhe është duke u paraqitur se vendimi si i tillë ka krijuar tension dhe se pala kosovare dëshiron destabilizim.
“Po duket se Serbia këtë e ka më shumë si lloj strategjie, pikë në të cilën e prek pjesën veriore, dhe i mban pezull serbët në veri…”, ka thënë Xani.
Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës. Faza e dytë do të zbatohet nga 21 nëntori dhe parasheh gjoba deri në 150 euro për të gjithë shoferët e automjeteve me targa ilegale serbe./21Media

Back to top button