Astrit Ismaili paraqitet me fustan në Bienalen e Athinës

Artisti nga Kosova, Astrit Ismaili, ka marrë pjesë në hapjen e Bienalës së Athinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes rrjetit social ”Instagram”.
Tematika e sivjetme e Bienales së Athinës ishte ”Eklipsi që ëndrron dritën”.
”Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ”Miss Kosova”. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ”Creative when Limited” duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ”Miss Kosova” në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku  janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, ka shkruar Ismaili në ”Instagrm”./21Media


Back to top button