Astronomi Italian Gianluca Masi regjistron pamjet e kalimit të asteroidit pranë Tokës

 
Asteroidi 7482 (1994 PC1) u pa vetëm si një pikë e vogël e bardhë derisa kaloi pranë planetit tonë.
Kjo shënoi afrimin më të afërt me Tokën të një asteroidi që prej vitit 1933, kur asteroid u afrua rreth 1.2 milion mila pranë Tokës.
Këtë video e realizoi astronomi Italian Gianluca Masi, i cili njëherësh është menaxher i projektit Virtual Telescope. Ai e realizoi atë nga pika e vëzhgimit Bellatrix Astronomical në Itali.
Këtë muaj do të kalojnë pranë Tokës edhe disa objekte të ashtuquajtura NEO, bën të ditur NASA. As ato nuk paraqesin rrezik për Tokën.
Astronomi Masi në një deklaratë për media ka thënë se kanë kapur disa pamje të asteroidit me potencial me rrezik 7482 (1994 PC1), derisa ai ka kaluar pa shkaktuar probleme.
Ai ka treguar se imazhet janë nga njësiti robotik Elena, i mundësuar në Virtual Telescope. Ky teleskop ka ndjekur lëvizjet e asteroidit.
Sipas NASA-s, diametri i Asteroidit arrin në 1.052 km (më i madh se ndërtesa më e lartë në Tokë, Burj Khalifa).
Asteroid 7482 i cili rrotullohet rreth diellit çdo 1.5 vjet, u zbulua në vitin 1994. Atë e zbuloi astronomi skocezo-australian Robert McNaught , nga pika e vëzhgimit në Nju Sauth Uells të Australisë.
Ai është asteroid i zakonshëm i llojit S, dhe çdo qasje e astronomëve në të dhënat për të ua mundëson të studiojnë sipërfaqen e tij si dhe të mësojnë më shumë rreth gurëve të lashtë.
NASA dhe agjenci të tjera vazhdimisht përcjellin më shumë se 28,000 asteroidë të njohur të cilët sillen reth diellit, e në raste edhe rreth Tokës.
Asteroidët dhe objekte të tjera të gjithësisë i monitoron qendra e NASA-s për sturime të objekteve në afërsi të Tokës./21Media

Back to top button