Asus nuk do të kufizojë modelin vetëm në tregun në zhvillim

Asus nuk do të kufizojë modelin vetëm në tregun në zhvillim

Telefoni Asus ZenFone Live, i cili ishte prezantuar në kongresin e telefonave mobil në Barcelonë në shkurt, ka arritur edhe në tregun evropian. Duke filluar nga kjo javë, përdoruesit mund ta blejnë edhe në Portugali me një çmim prej 170 eurosh, dhe së shpejti do të dalë në treg edhe në vendet tjetra.

Telefoni më herët gjatë këtij muaji ishte prezantuar në Indi. Por, duket se Asus nuk do të kufizojë Asus ZenFone Live vetëm në tregun në zhvillim.

Asus ZenFone Live vjen me ekran 5 inç HD dhe me kamerë të mirë për selfi, ndonëse posedon sistemin e vjetër operativ  Marshmallow./21Media