Opsionet pas mocionit

Opsionet pas mocionit

Politologu Belul Beqaj sonte në “Click” u shpreh që pavarësisht që ndoshta veprimi i kryeministrit Kurti ka qenë i ngutshëm, paraqitja e mocionit për shkarkimin e Qeverisë do të shkaktojë pasoja më të mëdha se sa shkarkimi i ministrit Agim Veliut.

Beqaj shtoi se ata që e kanë përkrahur mocionin kanë bërë një veprim, i cili sipas tij, është edhe më i pamatur se që është veprimi i Albin Kurtit, shkruan rtv21.tv

Kjo pasiqë sipas politologut do të shkaktojë pasoja disavjeçare.

Beqaj shtoi se vazhdimi i mocionit me shkarkim do të shkaktojë më së shumti pasoja për ata që e kanë nisur mocionin.

LDK-ja sot zyrtarisht ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Qeverisë Kurti./21Media