Pas tërheqjes së Ambasadës së Amerikës nga monitorimi në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurororët, ka reaguar Kryetarja e Kuvendit të Kosvës Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ata qe kanë ndihmuar systemin e e prishur nuk mund ta ndreqin atë.

“Ata që kanë krijuar, ndihmuar dhe mbështetur sistemin ‘thelbësisht të prishur ‘, nuk mund ta rregullojnë atë. Ata e përdorin atë për të mbrojtur veten”, ka shkruar Osmani.

Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Përmes një reagimi të ashpër ndaj këtyre dorëheqjeve, ambasada ka kritikuar mungesën e transparencës dhe konfliktin e interesit./21Media