Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit dhe ta ndajnë atë me kombet e tjera të Bashkimit Evropian, ka thënë ministri i shëndetësisë.

Salvador Illa tha se lista nuk do të bëhet e arritshme për publikun ose për punëdhënësit.

Ai tha se mënyra për të mposhtur virusin ishte “të vaksinojmë të gjithë – sa më shumë aq më mirë”.

Spanja ka qenë një nga vendet në Evropë më e prekur nga virusi.

Aktualisht është duke përgatitur vaksinën Pfizer-BioNTech e cila u miratua për vendet anëtare të BE javën e kaluar.

Në një intervistë me televizionin La Sexta të hënën, Z. Illa theksoi se vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm.

“Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë … të atyre njerëzve që u është ofruar dhe thjesht e kanë refuzuar atë,” tha ai.
“Nuk është një dokument i cili do të bëhet publik dhe do të bëhet me respektin maksimal për mbrojtjen e të dhënave.”, shtoi ai.

Ai tutje tha : “Njerëzve të cilëve u ofrohet një terapi që ata e refuzojnë për ndonjë arsye, do të shënohet në regjistër … që nuk ka asnjë gabim në sistem, për të mos i dhënë këtij personi mundësinë e vaksinimit”.

Sipas një sondazhi të fundit, numri i qytetarëve spanjollë që kanë thënë se nuk do të marrin vaksinën ka rënë në 28% nga 47% në nëntor./21Media