Etrit Berisha zyrtarisht portier i Atalantas

Etrit Berisha zyrtarisht portier i Atalantas

Njoftimin për blerjen e Berishës e kanë bërë si Atalanta ashtu edhe Lazio në faqet zyrtare të internetit, duke konfirmuar mbylljen e marrëveshjes.

“Atalanta njofton se ka ushtruar të drejtën e blerjes nga Lazio kartonin e portierit Etrit Berisha, portier i Kombëtares Shqiptare, i cili ka qenë pjesë e Atalantës në sezonin fantastik 2016-2017 që u mbyll me vendin e katërt në klasifikim dhe me kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Ligën e Evropës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Berisha u transferua te Lazio në vitin 2013 ./21Media