Serwer e cilëson korrekte kritikën e Toby Vogel për takimin e Chollet me Daçiqin

Themeluesi i DPC Global dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel e ka kritikuar takimin e zyrtari të lartë të DASH, Derek Chollet me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Ai ka shkruar se administrata e Joe Biden po i rehabiliton hapur bashkëpunëtoret e Sllobodan Millosheviqit.
E këtë e ka përkrahur profesori amerikan, Daniel Serwer, duke thënë se Daçiq nuk mund të jetë faktor për paqen.
“Edhe nëse e refuzoni të kaluarën, e cila nuk mund të ndryshohet, Daçiq është një Rusosymmp përgjegjës për largimin e Serbisë nga e ardhmja e saj evropiane. Takohuni me siguri, por mos pretendoni se ai është një faktor për paqen dhe stabilitetin.”, ka shkruar Serwer.
“Unë do të doja të kisha mundësinë të thosha që Chollet s’e kupton me kë është duke pasur punë por kam frikë se e kupton”, ka shkruar Vogel.
Kurse, këtë koment të Vogel  profesori amerikan, Daniel Serwer duke e cilësuar si korrekt./21Media

Back to top button