Sulmuesi kolumbian do të jetë përforcimi i madh i Atalantas për sezonin e ardhshëm

Sulmuesi kolumbian do të jetë përforcimi i madh i Atalantas për sezonin e ardhshëm

Atalanta ka bërë zyrtare blerjen e sulmuesit kolumbian Luis Muriel i cili vjen nga Sevilla edhe pse në gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll në maj luajti si i huazuar te Fiorentina.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ka shtyrë drejtuesit e klubit të bëjnë edhe investime, duke nisur nga Muriel për të cilin kanë paguar 15 milionë euro që cilësohet si blerje shumë e madhe për klubin nga Bergamo.

Kolumbiani ka nënshkruar me Atalantan për pesë vite me një pagë prej 1,5 milionë eurosh në sezon.