Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu, do të vazhdojë karrierën te gjiganti qipriot, APOEL.

31-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e njohur dhe do të bartë fanellën me numrin 9.

Afrimi i Nuhiu ishte një kërkesë e trajnerit Marinos Ouzounidis për ta udhëhequr repartin sulmues.

Para APOEL-it, Nuhiu ishte paraqitur për shtatë vjet te Sheffield Wednesday në Angli.