Atiq propozon ndarjen e 300 € për fëmijët e lindur më 2024, parat do të transferohen në llogarinë bankare të nënës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka dërguar në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) në këtë Komunë, propozimvendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 si dhe 500 eurove për çiftet e reja.

Atiq këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka treguar se shuma e mjeteve për fëmijët do të transferohet në llogarinë bankare të nënës ndërsa për çiftet në llogari të bashkëshortes.

“Sot kam dërguar propozimvendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja. Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona”, ka shkruar Atiq./21Media

 

Back to top button