Denoncimet e këtyre rasteve, kanë qenë për produktet bazike ushqimore dhe farmaceotike

Denoncimet e këtyre rasteve, kanë qenë për produktet bazike ushqimore dhe farmaceotike

Pas rreth 1, 809 thirrjeve të pranuara nga qytetarët për rritje të çmimeve nga bizneset, inspektorët tatimor deri më tani kanë trajtuar 516 raste të raportuara.

Përmes një njoftimi për media ATK njoftoi se diferenca mes numrit të raportimeve dhe numrit të rasteve të trajtuara- është pasi që përmes linjave të hapura telefonike në të shumtën e rasteve,  për një biznes të njëjt është raportuar dhjetra herë.

Si rezultat i vizitave në teren, është konstatuar se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë rritur çmimet e produkteve bazike ushqimore, si dhe atyre farmaceotike, andaj ATK në bashkëpunim me organet kompetente, duke përfshir këtu inspektoriatin e tregut, prokurorin dhe policinë, bazuar në raportet e inspektorëve tatimor do të ndërmarr veprime ligjore“, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Denoncimet e këtyre rasteve,  kanë qenë kryesisht për produkte bazike ushqimore dhe farmaceotike, si: ushqimore, miell, vaj, sheqer. Kurse, farmaceotike, maska mbrojtëse, dezinfektues, alkool, si dhe sirup për fëmijë Vitamin C.

Administrata Tatimore e Kosovës menjëherë pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka organizuar edhe ekipet përgjegjëse, të cilat do të menaxhojnë më situatën e krijuar nga coronavirusi (COVID-19).

Po ashtu,  ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165  e cila aktualisht është me pagesë.  Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00.