ATK liron disa biznese nga TVSH-ja në importim

ATK publikon listën e t/p që u janë aprovuar Lirimet e TVSH-së në importim të mallrave

Administrata Tatimore e Kosovës publikoi listat e bizneseve që u janë aprovuar kërkesat për lirime të TVSH-së në importim të mallrave për Lëndë të parë dhe Pajisje të Teknologjisë Informative.

Përmes Udhëzimit Administrativ janë përcaktuar kushtet dhe detajet tjera për mënyrën e realizimit të këtyre të drejtave ligjore.

“Përmes kërkesës së tatimpaguesit (aplikacionit), e cila duhet të shkarkohet nga web- faqja e ATK-së, si dhe dokumenteve  tjera të duhura që duhet t’i bashkëngjitën (të përshkruara në nenin 48 të UA Nr. 03/2015), Komisioni i ATK-së i autorizuar për këto lirime do t’i shqyrtoj këto kërkesa brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të saj”, thuhet në një komunikatë për media nga ATK.

ATK njofton se bazuar në dokumentin e aprovimit për lirim nga TVSH të lëshuar nga ATK, Dogana do të lirojë mallrat nga TVSH-ja me rastin e importimit./21Media

Back to top button