Michael Jordan është padyshim një nga legjendat e basketbollit i cili ka thyer shumë rekorde.

Kësaj radhe atletet me autograf të legjendës së basketbollit, Michael Jordan të vitit 1985 janë shitur me një shifër rekorde prej 560,000 dollarë në një ankand në internet, transmeton rtv21.tv.

Air Jordan 1s u shitën nga Jordan Geller, i cili themeloi muzeun e atletëve në Las Vegas.

Rekordi i mëparshëm ishte 437,500 dollarë për një palë këpucë Nike të vitit 1972./21Media