Atletico e interesuar për Josen
5 Janar 2021
Sulmuesi i Real Sociedad Willian Jose është nën radarin e skuadrës së Atletico Madridit, raporton “AS”.
Agjenti i 29 vjeçarit është në bisedime me krerët e klubit madrilen, rreth mundësisë së transferimit të tij tek “Wanda Metropolitano” këtë janar, ku katër viteve të tij tek skuadra e Real Sociedad si duket po iu vjen fundi.
Atletico po shikon të sjellë Willian Josen si zëvendësim për Diego Costan, i cili u largua nga klubi javën e kaluar, për arsye që nuk janë bërë publike.