Fitorja e Real Madridit në El Clasico kundër Barcelonës të shtunën ka bërë që skuadra e Zinedina Zidane të pushtojë kreun e tabelës në La Liga.

“Los Blancon” kanë mbledhur 66 pikë pas 30 ndeshjeve, aq sa ka edhe Atletico Madridi me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e Diego Simeones do të ballafaqohet sonte me fillim nga ora 21:00 me Real Betisin e vendit të gjashtë dhe ka një detyrë mjaftë të komplikuar.

Formacionet e mundshme:

Real Betis: Bravo; Emerson, Mandi, Sidnei, Moreno; Carvalho, Rodriguez; Ruibal, Canales, Fekir; Juanmi

Atletico Madrid: (3-5-2): Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Trippier, Herrera, Koke, Lemar, Carrasco; Correa, Felix.