Atletico Madridi po planifikon që në skuadër të sjellë edhe ish-sulmuesin e Paris-Saint-Germain Edinson Cavani, raporton “L’Equipe.”

Gjiganti spanjoll do të takohet me agjentët e lojtarit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të Cavanit si futbollist i lirë, derisa Luis Suarez është gati të kompletojë kalimin e tij në “Wanda Metropolitano” në ditët e ardhshme.

Të dy sulmuesit kanë luajtur së bashku në kombëtaren e Uruguait dhe mund të ribashkohen nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.