Atletico Madridi ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Athletic Bilbao në xhiron e 33 të La Ligas.

Skuadra e Diego Simeones është mposhtur me rezultat 2-1 duke bërë një hap të madh fals në luftën për titull.

“Los Cholchoneros” u gjenden ne disavantazh pas vetëm tetë minutave lojë kur realizoi Berenguer dhe ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Atletico ia doli që ta barazojë rezultatin në 1-1 me golin e Savic, por vetëm katër minuta para mbylljes së takimit vendasit e rikthyen avantazhin me anë të golit të Martinez dhe siguruar kështu tri pikë shumë të rëndësishme.

Tashmë Atletico Madridi ka 73 pikë ne vendin e parë me vetëm dy pikë më tepër se Real Madridi dhe Barcelona, por katalanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.