Atletico Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Los Rojiblancos kanë arkëtuar vetëm pesë pikë nga katër ndeshjet e mëparshme, ashtu që duhet të fitojnë ndaj bavarezëve për të bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtutjeshëm, pasi që Lokomotiva e Moskës ka vetëm dy pikë më pak.

Formacionet e mundshme:
Atletico Madrid: Oblak – Trippier, Savic, Felipe, Lodi – Llorente, Koke, Saul, Carrasco – Correa, Felix.
Bayern Munich: Nubel – Pavard, Sule, Alaba, Hernandez – Martinez – Costa, Muller, Musiala, Sane – Choupo-Moting.