Skuadra madrilene siguroi sot tre pikë të plota në ndeshjen kundër Huescas. Atletico Madridi mposhti me rezultat solid 2:0 skuadrën që po lufton për mbijetesë, Huescan.

Rezultatin i pari e zhbllokoi Angel Correa, i cili përmes një asistimi të Llorentes shënoi për 1:0 në minutën e 39’, kështu duke e kaluar në epërsi minimale Atleticon.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0. Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës madrilene, ku në minutën e 80’ Carrasco shënon për 2:0, po ashtu nga një asistim i Marcos Llorentes.

Me këto tre pikë të reja, skuadra e Diego Simeones rikthehet në pozitën e parë, ku ka arkëtuar 73 pikë, tre më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë, gjashtë sosh më shumë se Sevilla në pozitën e tretë dhe tetë pikë më shumë se Barcelona, që zë pozitën e katërt.