Atmosfera në “Fadil Vokrri” para përballjes Kosovë-Spanjë

E gjithë vëmendja tani është në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Atje janë mbledhur tifozët duke i valvitur flamujt e Kosovës dhe duke brohoritur para fillimit të përballjes së Kosovës dhe Spanjës.
RTV21 sjell pamje nga atmosfera.

Kjo sfidë është e vlefshme për Grupin B të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Spanja e kryeson grupin me 10 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me katër pikë pas katër ndeshjeve./21Media

Back to top button