Atwood: Kafka ka një vend të veçantë në karrierën time

Atwood: Kafka ka një vend të veçantë në karrierën time

Shkrimtarja Margaret Atwood, është fituese e këtij edicioni të çmimit letrar Franz Kafka.

“Është një privilegj i madh të pranoj këtë çmim. Kafka ka një vend të veçantë në karrierën time dhe një pjesë e mirë e punëve të mia të para janë të bazuara në punën e tij” ka thënë Atwood.

Çmimi letrar Franz Kafka ndahet që nga viti 2001 dhe i ndahet autorëve bashkëkohorë letërsia e të cilëve tejkalon kufijtë. Ky çmim ka vlerë 10 mijë dollarë./21Media