Prodhuesi i makinave gjermane Audi ka kërkuar falje për një reklamë ku shihet një vajzë e vogël duke ngrënë një banane para një makine me performancë të lartë, e cila tërhoqi një përrua kritikash në Twitter.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këtë imazh të ndjeshëm dhe sigurojmë që nuk do të përdoret në të ardhmen”, thuhet në kërkim-faljen e firmës.

Kritikët thanë se poza e fëmijës ishte “provokuese” dhe kërcënuese për jetën.

Të tjerë thanë se imazhi ishte seksualisht sugjerues, pasi bananet dhe makinat sportive shpesh janë parë si simbole të epshit të meshkujve, transmeton rtv21.tv.

Slogani i prodhuesit të makinave “Audi” në anglisht thotë “Lejoni që zemra juaj të rrihet më shpejt – në çdo aspekt”.

Firma thotë se tani po heton se si u botua shpallja./21Media