Aurela detyrohet të shkëputet nga muzika

Artistja Aurela Gaçe është aktive në rrjete sociale, ku shpesh herë flet rreth jetës së saj private.
Së fundmi ajo ka dhënë një lajm për fansat se saj se do të largohet nga muzika.
”Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal,por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave”, ka bërë të ditur Aurela.
Kjo e fundit ka theksuar se nuk dëshiron që t’i jap publikut një performancë të mangët ose me rezerva.
”Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë. Ju kërkoj shumë ndjesë. Me shpirt” ka shkruar Aurela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Ndërkaq, projekti i fundit nga atisjta mbetet ”Babi im”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me atisten Eli Fara./21Media

Back to top button